Vdes avokati kosovar dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër.
Oda e Avokatëve të Kosovës njoftoi se sot ka humbur anëtarin e shquar të saj, kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, Hajrip Krasniqi.
Oda e Avokatëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij.
“Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftimin e këaj ode.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e z. Hajrip Krasniqi, nesër me datë 11.01.2023, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren”.
Postimi i plotë i Odës së Avokatëve të Kosovës:
Ndërroj jetë Kryetari i Degës Regjionale të Prizrenit, avokati Hajrip Krasniqi
Sot me datë 10.01.2023, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e shquar të saj, Kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, z. Hajrip Krasniqi.
Oda e Avokatëve të Kosovës, duke qenë shumë krenare me veprën dhe kontributin e dhënë nga z. Krasniqi, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren.
Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e z. Hajrip Krasniqi, nesër me datë 11.01.2023, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren