Edhe një i ri nuk ia ka dalë të luftojë me sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë .
Shpesh herë shqiptarët bëhen bashkë, e më së shumti kur ka nevojë për të ndihmuar dikë.
Së fundi shumë qytetarë u bashkuan për të ndihmuar të riun, Besart Dakaj i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Por pavarësisht ndihmës që iu ofrua, Besarti njoftohet të ketë ndërruar jetë natën e kaluar.
Gjithashtu është theksuar se paratë të cilat kanë tepruar nga ndihma e ofruar do të shkojnë për ndihmë të ndokujt tjetër, transmeton Indeksonline.
Sonte në natën e fundit të Ramazanit, Besarti ka ndërruar jetë duke lënë të pikëlluar gjithë familjen e miqtë që e njohën.