Ka ndërruar jetë dëshmitari kryesor i mas akrës në Rezallës të Skenderajt, Misin Deliu.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka shkuar se Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq, për mas akrën e bërë nga forcat serbe në Rezallë të Skenderajt.
Ja postimi i plotë i deputetes Deliu:
Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar kri min dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrëqethëse të Masa-kresës së Rezallës..
Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masa-krës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim.
Baca Misin, ky burrë i urtë e dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrëqethëse të kr imit e gjenocidit serb…
Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për Drejtësi, njohje te kri meve dhe dënim të kri-minelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveç zbardhjes së të vërtetës së dhimbshme.