Ndërron jetë e moshuara e lënduar në aksidentin me kamion në Gjilan

14:44 | 30 April 2019

Ka ndërruar jetë e moshuara e lënduar në aksidentin me kamion në Gjilan, 55 ditë pas rastit.

Aksidenti që ka ndodhur 55 ditë më parë në Gjilan ka marrë dy persona.

Gati dy muaj pas aksidentit me kamion në qendër të Gjilanit, 84 vjeçarja Fatime Islami ka humbur jetën.

Indeksonline mëson se e moshuara ndodhej në intenzive gjatë kësaj kohe, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes.

Varrimi i te ndjerës bëhet më 01.05.2019 në ora 13:00 ne varrezat e qytetit të Gjilanit.

Komento: