Ndërron jetë edhe një polic nga Istogu

17:14 | 02 Janar 2019

Edhe një lajm i rëndë ka tronditur sot komunën e Istogut.

Polici kufitar, Skënder Gorqaj ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se shkak i ndërrimit të jetës së tij ka qenë sulmi në zemër.

Ndryshe, Gorqaj i cili punon me vite si polic ishte nga Banja e Pejës.

Duhet cekur se ditë më parë Istogu ka humbur edhe policin Izet Demaj, i cili u privua nga jeta gjatë një aksioni policor, për të parandaluar një plaçiktje në një bankë.

Komento: