Ndërron jetë gazetari i njohur kosovar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë gazetari i njohur kosovar

09:13 | 16 Shkurt 2019

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar Hivzi Krasniqi.

Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë (e premte) në Prishtinë ka ndërruar jetë gazetari i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Hviziu kohë më parë ishte pensionuar duke përfunduar karrierën e tij të gazetarit në Radio Kosovë.
Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini, në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së RTV 21.

Përveç si radio gazetar Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve hit.

Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij, në Pejë.

Komento: