Sot në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë Lekë Zherka.
Ai ishte gazetar dhe drejtor shumëvjeçar i mediumeve kosovare.
Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).
Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës do të mbahet mbledhja komemorative në Sheshin 21 në Radiotelevizion 21, duke filluar nga ora 11.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Varrezat e Qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13.