Ndërron jetë gazetari i RTK-së

11:53 | 01 Janar 2019

Ka ndërruar jetë gazetari i Radio Televizionit të Kosovës.

Për largimin nga kjo jetë të gazetarit të televizionit publik, RTK, kanë njoftuar të afërm të tij.

Latif Voca ka punuar si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica, e më pas në Radio Kosovë.

Sipas të afërmve të tij, Voca ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Varrimi i gazetarit Latif Voca do të bëhet të martën në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Komento: