Vdes hoxha nga Prizreni.
Ka vdekur mëngjesin e sotëm Mulla Behlul Hoxha nga Prizreni.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur asamblisti i Komunës së Prizrenit, Petrit Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë varrimi i Mulla Behlulit bëhet sot nga ora 15:30.
Njoftimi i plotë:
Mulla Behluli, ndërroi jetë!
(22.06.1964 – 09.11.2022)
Shumë u mërzita për hoxhën e dashur, Mullah Behlul ef. Hoxha nga Prizreni. Krejt ymrin ia dedikoi popullit, xhamisë, fesë e atdheut.
Prej vitit 1984 e deri në fund të jetës shërbeu imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Vlashne, Prizren.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
I dashur hoxhë, Allahu të mëshiroftë me xhennet firdeës, në shoqëri me pejgamberët e Zotit, shehidët dhe të sinqertët!
Varrimi bëhet sot më datë 9 nëntor 2022, në ora 15:30, na varrezat e Prizrenit, atje falet edhe namazi i xhenazës.
Ngushëllime familjes, xhematit, kolegëve dhe mbarë shoqërisë për këtë humbje.