Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë.
I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK.
Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga burime brenda Emergjencës së QKUK-së.
Pak më parë, Klan Kosova raportoi se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë.
I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës.
Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Siç ka raportuar Klankosova.tv edhe më parë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore.