Ndërron jetë infermieri i QKUK-së të cilit i shpërtheu aorta derisa po barte të lënduarit e Matit 1

14:03 | 12 September 2019

Ndërron jetë infermieri i QKUK’së të cilit i shpërtheu aorta derisa po barte të lënduarit e Matit 1.

Ali Hodolli, i cili ishte infermier dhe bartës i pacientëve në emërgjencë në Klinkën Universitare të Kosovës, pësoi tragjedi në vedin e punës, në ditën kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1. Atij iu qa aorta abdominale nga e cila edhe vdiq ditë më parë.

Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij, duke e veçuar për vyrtyte të larta.

“Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, kishte shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

Komento: