Ndërron jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

10:20 | 24 Tetor 2022

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, Hasan Meta.

Biokimisti i njohur ishte deputet nga viti 2001 deri në vitin 2004 si anëtar I Partisë Socialiste të Kosovës.

Meta ishte veteran i luftës së UÇK-së, ndërsa së fundi ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës.

Komento: