Ndërron jetë ish-kryeministri i Kinës i njohur si “Kasapi i Pekinit

12:41 | 24 July 2019

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kinës i njohur si “Kasapi i Pekinit”.

Ish-kryeministri i Kinës, Li Peng, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Peng ka qenë i akuzuar nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë për rolin e tij në shuarjen e protestave studentore të vitit 1989 në sheshin Tiananmen.

Vdekja e tij vjen tre dekada pas skena të dhunshme në sheshin e kryeqytetit të Kinës, në Pekin. Qeveria e atëhershme shtypi protestat që kërkonin demokraci në shtetin kinez duke gjuajtur me armë mbi studentët dhe duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë.

Vdekja e tij vjen në një kohë kur protesta të tjera kanë filluar në Hong Kong. Si për ironi protestat po mbahen për demokraci në shtetin e vogël autonom që po kërkon mos lejimin e ekstradimit e qytetarëve të vetë në Kinë.

Në vitin 1989 lider i Kinës ishte Deng Xiaoping, por Li u bë gjithashtu përgjegjës për sulmin mbi protestuesit për shkak të rolit të tij.

Deklarata e tij ishte pararendëse e sulmeve që pastaj u bënë sinonim i shtypjes së komunistëve mbi qytetarët dhe vazhdon të njollosë emrin e Kinës edhe 30 vjet më pas.

Kina asnjëherë nuk ka pranuar se kanë ndodhur vrasjet atë ditë, duke thënë se pas përleshjeve vdiçën 300 ushtarë dhe vetëm 23 studentë. Këto të dhëna qesharake ishin lëshuar në kohën kur Li ishte në pushtet dhe pushteti kinez vazhdon të i mbështesë. Nofka ndërkombëtare e Li ka mbetur që atë kohë si “Kasapi i Pekinit” për shkak të këtyre ngjarjeve.

Komento: