Një emër i madh i skenës është shuar.
Në moshën 64 vjeçare ka vdekur Mark Hollis, solisti i grupit “Talk Talk”.
Lajmin e vdekjes e ka dhënë ish-menaxheri i tij, i cili ka treguar se këngëtari ka ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurë.
“Talk Talk” njihet për këngët: “It’s My Life” dhe “Such a Shame”.
Në vitin 1998 Hollis lansoi album solo, e që më pas edhe braktisi muzikën, duke iu përkushtuar familjes së tij.