Këngëtari i famshëm i grupit Prodigy, nga Dunmow, Essex, u gjet sot pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Policia ishte në pronën e këngëtarit këtë mëngjes. Vdekja e tij nuk trajtohet si e dyshimtë.
Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne morëm thirrje mbi shqetësime për mirëqenien e një njeriu menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të hënën.
“Ne shkuam në vendngjarje dhe fatkeqësisht, një burrë 49 vjeçar u shpall i vdekur. “Vdekja nuk trajtohet si e dyshimtë dhe një analizë do të përgatitet nga mjeku.”
Një zëdhënëse e Ambulancës në Lindje të Anglisë tha: “Ne u thirrëm në 8.08 të mëngjesit me shqetësimin se një njeri ishte i pavetëdijshëm në Brook Hill, Dunmow. “Ne dërguam një oficer të ambulancës dhe një ambulancë. Fatkeqësisht një burrë në të dyzetat e tij vdiq në vendin e ngjarjes”.
Prodigy doli nga skena underground e hershme të viteve 1990 për t’u bërë një nga grupet më të mëdha të Britanisë së Madhe. Ata arritën në vendin e parë në Listat e Singles në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’ në 1996 gjashtë albume ishin numër 1 në listat britaneze. Flit ishte fillimisht valltari i bendit por shumë shpejtë u bë frontmeni i bendit të famshëm britanez.