Ndërroi jetë komandant ‘Leka’, varrimi sot në Komoran.
Ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të rëndë, ish-komandant “Leka”.
Gjatë ditës së djeshme, në moshën 58-vjeçare, ka ndërruar jetë Ragip Maloku, i njohur si komandant “Leka”.
Ai ishte veteran dhe invalid i njohur si kamandant “LEKA” i cila ka shërbyer në Brigadën 121 Batalioni i parë “Ymer Alushani”.
Po ashtu ai ka punuar në administratën komunale të Drenasit.
Homazhet e të ndjerit bëhen prej orës 17:00 në shkollën fillore
“7 Marsi” në Kishnarekë ndërsa varrimi bëhet ne ora 18:00 në varrezat e fshatit Komoran 3.