Ndërron jetë kryeprokurori i Gjakovës

20:23 | 16 Gusht 2020

Vdes kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj, ka vdekur para pak orësh në Spitalin e Gjakovës.

Miqtë e tij e kanë përkujtuar kryeprokurorin në rrjete sociale, por nuk tregohet se arsyen e vdekjes.

Selimaj ishte shtrirë në Spitalin e Gjakovës ditën e djeshme. Ai kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se Selimaj kishte probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Komento: