Ndërron jetë kryetari i Komunës në moshën 48 vjeçare

13:27 | 15 December 2018

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski.

Ai paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare, informojnë mediat lokale.

Jo-zyrtarisht, ai paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti.

Mandati i Stojanoskit ka filluar më 20.10.2017, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale.

Ndryshe, muajin e kaluar ka ndërruar jetë edhe kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Nga ana tjetër, pa kryetar komune është edhe ajo e Novo Sellës për shkak se kryetari i saj, Boro Stojçev u zu duke trafikuar ilegalisht cigare në kufij dhe për këtë ai dha dorëheqje.

Për të tre komunat, pritet që të mbahen zgjedhje të reja. /portalb mk

Komento: