Ndërron jetë kryetari i njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë kryetari i njohur

16:50 | 14 Janar 2019

Ka ndërruar jetë,kryetari i qytetit polak, Gdans, Pawel Adamowicz.

Kryetari i qytetit polak, Gdans, ka ndërruar jetë në spital vetëm një ditë pasi u ther me thikë gjatë një tubimi për bamirësi.

Pawel Adamowicz, 53-vjeçar, ishte sulmuar me thikë në skenë para qindra njerëzve.

Ai ishte shtrirë në spital për shkak të lëndimeve të rënda në bark dhe i ishte nënshtruar një operacioni që zgjati pesë orë. Lidhur me këtë rast, policia e ka arrestuar një 27-vjeçar me të kaluar kriminale. Autoritetet dyshojnë se ai e ka përdorur një leje të medieve për të hyrë në skenë.

Në pamjet e marra nga një televizion lokal, i dyshuari, i cili ishte liruar nga burgu para pak kohësh, shihet duke e lëkundur armën në ajër dhe duke bërtitur. Besohet se ai ka thënë “Adamowicz është i vdekur” dhe është ankuar se është keqtrajtuar në burg.

Ministri polak i shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e kryetarit. “Nuk ia dolëm”, tha Lukas Szumovski për mediet lokale. Adamowicz ishte nga Gdanski dhe kishte shërbyer si kryetar i qytetit për 20 vjet, shkruan “BBC”.

Komento: