Vdes legjenda e Formula 1.
Legjenda e garave me makina Sir Stirling Moss ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.
Ai vlerësohet nga shumë si njëri prej shoferëve më të mirë në histori të Formula 1, edhe pse asnjëherë nuk e kishte fituar titullin e botës, transmeton Gazeta Express.
Moss u tërhoq nga jeta publike në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.
Ai i kaloi 134 ditë në spitali pas një infeksioni në gjoks, i cili i ishte paraqitur gjatë pushimeve në Singapor në dhjetor të vitit 2016.
Britaniku e humbi në mënyrë të famshme titullin në Formula 1 në vitin 1958 ndaj bashkatdhetarit Mike Hawthorn, të cilin e kishte përkrahur dhe e kishte shpëtuar nga diskualifikimi kur ai ishte akuzuar për vozitje prapa në shteg në grand Prix të Portugalisë.
Ai e zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1 dhe u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit më 1961.