Ndërron jetë legjenda e WWE

09:30 | 06 Mars 2019

Në moshën 61 vjeçare ka ndërruar jetë King Kong Bundy.

Legjenda e WWE, King Kong Bundy është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare. Lajmin për vdekjen e mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Pallies, u konfirmua nga një postim në Facebook i shokut të tij, David Herro.

“Sot kemi humbur një legjendë dhe një njeri që e konsideroja familje. U prefsh në paqe Chris. Të duam,”, shkroi ai.

Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së mundësit të famshëm. Në një deklaratë në website të bërë dje, WWE bëri të ditur se janë të pikëlluar nga vdekja e legjendës së WWE, King Kong Bundy. Christopher ka bërë debutimin e parë në WWE në vitin 1981.

Ndërsa, ka fituar famë ndërkombëtare kur ishte përballur me rivalin, Hulk Hogan në mesin e viteve 1980, raporton oranews. Hogan shprehu ngushëllimet për vdekjen e ish rivalit të tij, duke u shprehur se ishte i tronditur nga lajmi.

Komento: