Ndërron jetë mësimdhënësi nga Vushtrria, Selami Zeqiri

08:26 | 09 Shkurt 2026
nderron-jete-mesimdhenesi-nga-vushtrria,-selami-zeqiri

Ka vdekur mësimdhënësi i biologjisë nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Pantinë, Selami Zeqiri.

Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Idrizi tha se Zeqiri do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai në telegramin e ngushëllimit.

Komento: