Vetëm në moshën 30 vjeçare, vdes në luftën prej kanceri. Vdekjen e saj e konfirmoi familja e saj përmes publikimit te lajmit në rrjetet sociale.
Ashley, e njohur me emrin artistik Elly, publikonte foto e shtrirë në spital e poashtu me shenja që i kishte nga sëmundja.
Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur ajo u sëmur me dhimbje të forta të shpinës dhe filloi betejën më të madhe të jetës së saj.
Në atë kohë, mjekët i dhanë ilaçe kundër dhimbjeve dhe i thanë se ajo duhej të humbte peshë.
“Mjeku më tha të punoja me veten time”, tha Elly për PEOPLE në 2015, përcjell ORAinfo.
Mjekët zbuluan se doli një kancer ‘ovarian’ i fazës tre dhe zakonisht gjendet vetëm në gratë pas menopauzës.
Pas një numri të operacioneve dhe muajve të kimioterapisë, Elly dukej të ishte në rrugën e shërimit.
Elly e pa modelimin si një mundësi për të ndihmuar të tjerët që po luftojnë me kancerin e vezoreve dhe tregojnë se ato janë ende të bukura. /ORAinfo/