Ndërron jetë në Emergjencë qytetari të cilin sot në rrugë i shpëtoi jetën një doktor

12:10 | 20 Shtator 2022

Vdes në Emergjencë qytetari të cilin sot në rrugë i shpëtoi jetën një doktor.

Mjeku Shpejtim Aliu, sot herët në mëngjes intervenoi në një rast ku një burrë ishte pa shenja jete.

Aliu deklaroi se kishte arritur t’ia kthente shenjat vitale të jetës.

Por, i njëjti nuk kishte arritur të mbijetonte.

Mjeku kujdestar në Qendren Emergjente, Avdush Bajgora, tha për Klankosova se pacienti ka vdekur.

Bajgora tha se burri ka arritur në emergjencë pa shenja jete.

Komento: