Ndërron jetë në moshë të re djali i axhës së Sami Lushtakut.

13:21 | 16 Shtator 2021

Vdes në moshë të re djali i axhës së Sami Lushtakut.

Zyrtari i PDK’së, Sami Lushtaku, ka njoftuar se i ka vdekur në moshë të re djali i axhës së tij, Faruku, raporton Express.

Lushtaku ka bërë me dije se varrimi do të bëhet sot nga ora 17:00, në varrezat e lagjes Lushtaku.

“Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri. Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!”, ka shkruar Lushtaku.

Komento: