
Vdes në moshë të re mamia që punoi për shumë vjet në QKUK.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e mamisë Behare Brahaj, raporton Express.
Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se Brahaj ka punuar për shumë vite si mami në Klinkën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.
Ky institucion u ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.