Ndërron jetë në moshën 25 vjeçare djali i aktorit të njohur

20:39 | 31 Tetor 2022

Vdes në moshën 25 vjeçare djali i aktorit të njohur.

Djali i aktorit Tim Roth, muzikanti Cormac ka vdekur në moshën 25 vjeçare shkaku i kancerit në qeliza embrionale – disa muaj pasi ai e kishte dhënë lajmin në rrjete sociale për sëmundjen e tij

“Ju nuk mund të zgjidhni gjithmonë fatin tuaj”, ky ishte mesazhi që kishte përcjell nëpër rrjetet sociale Roth disa muaj më parë.

Cormac Roth ishte diagnostifikuar me kancer të qelizave embrionale, fazën e tretë, në nëntor të vitit 2021 – Tim e dha lajmin në prill.

25 vjeçari ndërroi jetë më 16 tetor por familja e tij lajmëroi për vdekjen e tij me një deklaratë të hënën (sonte) në mbrëmje.

Komento: