Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, producentja e njohur

11:24 | 01 Mars 2020

Vdes në moshën 31-vjeçare, producentja e njohur.

Është gjetur e vdekur në moshën 31-vjecare prodhuesja e “Jeremy Kyle Show”, Natasha Reddican.

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është konfirmuar.

ITV konfirmoi lajmin për vdekjen e saj në një deklarate të ndarë me Metro uk, ku shkruhej: “Mendimet tona janë me familjen e saj dhe të gjithë ata që e njohën”.

Ajo ishte producentja e “The Jeremy Kyle Show”, dhe u largua nga “ITV” tetë muaj më parë, në qershor të vitit 2019.

Natasha ishte pjesë e ekipit të “Jeremy Kyle Show” që nga tetori i vitit 2014 deri në vitin 2019.

Komento: