Ndërron jetë në QKUK 59 vjeçari që u godit nga vetura pak para kohës së iftarit

21:02 | 12 Maj 2021

Vetëm brenda katër muajve të këtij viti 27 persona kanë humbur jetën

Një person ka humbur jetën pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra si pasojë e goditjes nga një një veturë në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të Prishtinës.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se 59 vjeçari ishte goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme lagjen ‘Kodra e Trimave’.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por për shkak të lëndimeve trupore nuk ka arritur të mbijetojë.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit pati një numër të madh të aksidenteve në trafik.

Vetëm brenda katër muajve të këtij viti 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.

Komento: