Një aksident me fatalitet kishte ndodhur muaj më parë në Podujevë.
Në QKUK sot ka ndërruar jetë Ç.G. i cili ishte lënduar në aksidentin që kishte ndodhur më 28 prill në Bajqinë të Podujevës.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhë me datën 28 prill 2019 në fshatin Bajqinë të Podujevës”.
“Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G. 18 vjec” tha Ahmeti.