Ka ndërruar jetë nëna e deputetit Lumir Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar përmes një shkrimi se nëna e tij ka ndërruar jetë dhe varrimi do të behet nesër, më 18 maj, në Prishtinë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka humbur njërin më të afërt, nënën. Përmes një shkrimi Lumir Abdixhiku ka njoftuar se varrimi i së ndjerës bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e Prishtinës.
Shkrimi i plotë i Lumir Abdixhikur për vdekjen e nënës së tij:
Nana na la. Iku herët.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 18 maj, në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës.
Përtej dhimbjes për të, nanën do ta mbajmë në mend siç ishte përherë. Si një grua që mua dhe Besmirit na i dha të gjitha. Ajo na mësoi jetën dhe gjithçka që vinte me të. Na rriti e shkolloi në kohët më të vështira të mundshme. Kur patëm pak, na i dha të gjitha. Kurrë s’pushoi. Na u gjet afër gjithëherë e na u bë shtyllë që s’bie kurrë.
Asgjë mangut nanë! Ke vendosur një standard që s’mund ta arrijmë kurrë.
Ajo shkoi siç dhe jetoi. E qetë me jetën, e fortë përballë secilës përpjekje. Na la botën me miq, fjalë e kujtime të ngrohta shumë.
Mirupafshim nanë.
Pusho e qetë!