Vdes nënoficeri i FSK-së, pasi kreu ushtrimet fizike
Një nënoficer i FSK-së i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike
Vdekjen e 47-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.
Express mëson se i ndjeri Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike.
Mësohet se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.