Ndërron jetë një grua në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

10:02 | 18 Nëntor 2022

Vdes një grua në Prishtinë, ra nga një ndërtesë.

Një grua ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur enjten rreth orës 08:37, në Prishtinë.

Tutje sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Komento: