Vdes një grua në Viti, Policia nis hetimet.
Një grua ka vdekur në Viti, derisa po dërgohej për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Për rastin, Policia ka nisur hetime.
“HETIM I VDEKJES- Viti 03.11.2022 – 14:00. Viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndryshe, më herët në media u raportua për një rast të vdekjes në Viti, ku u tha se viktima ka pirë domostos dhe se ka vdekur rrugës për në QKUK. Nuk dihet nëse është rasti i njejtë.