Ndërron jetë një grua nga aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë

10:55 | 18 Qershor 2026
nderron-jete-nje-grua-nga-aksidenti-i-rende-ne-magjistralen-prishtine-peje

Një grua ka ndërruar jetë nga aksidenti i rëndë që ndodhi të hënën në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Jabllanicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

“Fshati Jabllanicë, Pejë 15.06.2026 – 13:31. Me 17.06.2026 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin që kishte ndodhur me datë e cekur në të cilin ishin përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar prokurori dhe IML për veprime të mëtutjeshme.

Komento: