Ndërron jetë një i burgosur

12:19 | 22 April 2023

Një 68-vjeçar i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Shtipit, sot ka ndërruar jetë, ka konfirmuar drejtori i institucionit, Miki Todorov.

Bëhet fjalë për D.M. nga Koçani. Ai dje me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ku ka qëndruar disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm është lëshuar nga spitali.

I dënuari ka ndërruar jetë sapo është kthyer në burg dhe për këtë janë njoftuar ekipet e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, të ciëat e kanë konstatuar vdekjen.

Todorov deklaroi se për vdekjen e të dënuarit është njoftuar SPB Shtip dhe sipas të gjitha dokumenteve që kanë për shëndetin e personit nuk është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë.

Komento: