Ndërron jetë një nga personat që u plagos mbrëmë, është i moshës 39-vjeçare

08:54 | 05 Gusht 2023

Vdes një nga personat që u plagos mbrëmë, është i moshës 39-vjeçare.

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në një lokal të Prishtinës, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.

Komento: