Ka ndërruar jetë një person që u lëndua rëndë nga rrëzimi në vendin e punës.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një person.
Ky person në QKUK ka ndërruar jetë pas lëndimeve të renda trupore që i kishte pësuar pasi kishte rënë nga shtëpia ku ishte duke punuar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucion e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rastet e vdekjeve në vendin e punës janë bërë të shpeshta në Kosovë.