Ndërron jetë njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

17:42 | 14 Maj 2021

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Ka vdekur njëri prej personave që mori lëndime në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë më fshatin Shakovicë.

Telegrafi mëson se ngasësi i njërit automjet ka ndërruar jetë. I njëjti gjatë vozitjes ka pasur probleme shëndetësore, që kanë çuar deri tek aksidenti.

Ndryshe, Telegrafi ka raportuar se dy persona kishin marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Komento: