Ndërron jetë Osman Zhitia, babai i heroit të Kosovës Afrim Zhitia

13:50 | 02 Korrik 2020

Ka vdekur babai heroit të Kosovës.

Ka ndërruar jetë Osman Zhitia, babai i heroit të Kosovës Afrim Zhitia.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut ish deputeti i Kuvendit Milaim Zeka.

“Lamtumire baca Osman. Faleminderit për gjithçka qe i ke dhene kombit tone”, ka shkruar Zeka në Facebook.

31 vjet më parë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë pas një luftimi me makinerinë policore të ish Jugosllavisë, përkatësisht më 2 nëntor 1989 në Bregun i Diellit.

Komento: