Vdes pjesëtari i KFOR-it që pësoi infarkt.
Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it i cili kishte pësuar infarkt në Brezovicë.
Kështu njoftoi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete.
Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.