Vdes shtetasi gjerman në Mitrovicë, dyshohet se u hodh nga dritarja e hotelit ku po qëndronte.
Është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura një shtetas gjerman, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë.
Rastin për IndeksOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka treguar se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e banesës ku po jetonte.
“Po ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Viktima kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës