Ndërron jetë sportisti i njohur, kishte probleme me zemrën

17:00 | 04 Korrik 2019

Ndërron jetë sportisti i njohur, pati probleme me zemrën.

Ish-anëtari i New York Giants, Jared Lorenzen ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas disa problemeve në zemër.

Lorenzen ka bërë emër në Universitetin e Kentuckyt, por problemet me peshë dhe me zemër bën që ai të stagnojë në karrierë, shkruan Zëri info.

Sportisti me nofkën “Hefty Lefty” është dërguar në spital javën e kaluar pas problemeve shëndetësore.

Në New York, Lorenzen u paraqit për katër edicione derisa ishte pjesë në triumfin e skuadrës në Super Bowl në vitin 2008, por një vit më pas ishte larguar.

Më pas, ai kaloi te Colts, por që nuk arriti të ambientohet.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar që të njoftojmë për vdekjen e Jared. I vlerësojmë shumë ngushëllimet dhe lutjet tuaja, por si familje kërkojmë ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, tha nëna e sportistit, Janet Hermes.

Komento: