Ndërron jetë talenti i Interit në moshën 15 vjeçare

13:18 | 21 Maj 2019

Ka ndërruar jetë talenti i Interit në moshën 15 vjeçare.

Ish-lojtari i Interit, Maicol Lentini, 15 vjeç, ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me një sëmundje.

Lentini u detyrua të largohej nga Interi në janar 2017 për shkak të sëmundjes dhe nuk ishte në gjendje të luante që prej asaj kohe.

Edhe pse besohej se po bënte përmirësim të mirë, u konfirmua të hënën se ai kishte humbur jetën në shtëpinë e tij në Pavia, transmeton lajmi net.

“Gjithkush në FC Internazionale Milano ndan pikëllimin mbi vdekjen e Maicol Lentini”, shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Nerazzurrit.

”Pronarët, drejtorët, ekipi i të rinjve të Nerazzurrit, ku Maicol ishte pjesë, ekipi dhe tifozët mblidhen rreth familjes së tij në këtë ditë me dhimbje të madhe “, shkruhet ndër të tjera.

Komento: