Ndërron jetë vëllai i Ministrit Liburn Aliu

09:09 | 29 Prill 2021

Vdes vëllai i Ministrit Liburn Aliu.

Ka ndërruar jetë vëllai i Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Shkëlzeni.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.

Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.

Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pandemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.

Pusho i qetë Xeni”, ka shkruar Aliu.

Komento: