Ndërron jetë Zëvendësministri i Financave

15:32 | 03 Nëntor 2019

Është ndarë nga jeta Bojan Stojanoviq.

Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës dhe zyrtari i Listës Serbe, Bojan Stojanoviq, është ndarë nga jeta mbrëmë, pas një sulm në zemër.

Bojan Stojanoviq, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës e formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013, shkruan Kurir, përcjell lajmi.net.

Që nga viti 2008, ai është anëtar i Kuvendit të Kosovës.

Stojanoviq la pas gruan dhe tre fëmijët e tij.

Varrimi i Stojanoviqit do të mbahet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin.

Komento: