Ndërron jetë zyrtari policor Albion Maxhunaj nga Vushtrria, Sindikata e Policisë i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve

11:26 | 19 Dhjetor 2025
Ndërron jetë zyrtari policor Albion Maxhunaj nga Vushtrria, Sindikata e Policisë i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Albion Maxhunaj nga Vushtrria, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke theksuar solidaritetin me të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Albion Maxhunaj, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Edhe familjarët kanë bërë të ditur lajmin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, duke u shprehur: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e premte, më 19.12.2025, pas namazit të xhumasë, në ora 13:00, në varrezat e Novosellës së Maxhunajve në Vushtrri.

Ngushëllime familjes Maxhunaj, Policisë së Kosovës dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
Allahu e shpërbleftë me xhenet

Komento: