Ndërron ora!

09:14 | 28 March 2020

Sonte pas mesnate ndërron ora.

Llogaritja verore e kohës në vitin 2020 fillon më 29 mars në ora 02:00 pas mesnate.

Akrepat e orës do të lëvizin një orë para duke shënuar 03:00, njofton Klan Kosova.

George Hudson ishte i pari që propozoi idenë e kursimit të dritës së ditës në 1895.

Perandoria gjermane dhe Austro-Hungaria organizuan zbatimin e parë mbarëkombëtar duke filluar nga 30 prilli 1916-ës.

Shumë vende e kanë përdorur atë në periudha të ndryshme që nga ajo kohë, veçanërisht që nga kriza energjetike e viteve 1970.

Megjithatë, tani kjo është duke u diskutuar për ta hequr tërësisht.

Komento: