Ndërtimi i Hidrocentrali në Lumbardh, Haradinaj merr vendim të papritur

14:47 | 25 Shkurt 2019

Hidrocentrali në Lumbardh siç duket nuk do të ndërtohet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin ne fjalë.

Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”.

“Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: