Ndërtimi i urës mbi Ibër, Qeveria në detyrë merr një vendim lidhur me kërkesën për shpronësim të pronave

14:26 | 08 Gusht 2025
Ndërtimi i urës mbi Ibër, Qeveria në detyrë merr një vendim lidhur me kërkesën për shpronësim të pronave

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 266-të në formë elektronike, ku janë marrë disa vendime për infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Gjatë mbledhjes, Qeveria miratoi shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim të pronave të paluajtshme, të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për ndërtimin e Urës mbi lumin Ibër, që do të lidhë Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Gjithashtu Qeveria miratoi caktimin e zonave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë dhe ndryshimin e statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve.

Komento: